Rrahje mes dy personash në Fushë Kosovë, arrestohet njëri i dyshuar

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy personash në Fushë Kosovë, arrestohet njëri i dyshuar

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një rrahje mes dy personash ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa njëri i dyshuar është arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari tjetër për momentin gjendet në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte përfshirë në një rrahje me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili për momentin gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat