Policia arreston një person në Prishtinë, posedonte substanca narkotike

Kronikë e zezë

Policia arreston një person në Prishtinë, posedonte substanca narkotike

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari ka konfiskuar substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur ditën e premte.

“Prishtinë 13.09.2024-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 13.9 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur edhe 6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat