Pas mesnate gjuajtën me armë zjarri – Policia arreston dy të dyshuar në Prizren, u gjen edhe armë në shtëpi

Kronikë e zezë

Pas mesnate gjuajtën me armë zjarri – Policia arreston dy të dyshuar në Prizren, u gjen edhe armë në shtëpi

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodh edhe natën e 11 shtatorit, në rrugën “Pal Paluca” në Prizren.

Siç mëson sinjali, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe atë natë ka gjetur tri gëzhoja të armës, ndërsa në shikimin e vendit në ditën tjetër kanë gjetur edhe tetë gëzhoja të tjera.

Për rastin Policia ka identifikuar tre të dyshuar, dhe me urdhër të Prokurorit ka realizuar dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, me karikatorë dhe dy fishek.

Rastin për median e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren, e cila ka njoftuar se ka arrestuar dy persona.

Njëri nga ta akuzohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa tjetri për “moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre”.

Të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat