Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve.
Një rast i tillë ka ndodh edhe natën e 11 shtatorit, në rrugën “Pal Paluca” në Prizren.
Siç mëson media, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe atë natë ka gjetur tri gëzhoja të armës, ndërsa në shikimin e vendit në ditën tjetër kanë gjetur edhe tetë gëzhoja të tjera.
Për rastin Policia ka identifikuar tre të dyshuar, dhe ka arrestuar dy të dyshuar.
Sinjali mësoi se i arrestuari për gjuajtjen me armë është Jeton Palokaj, ndërsa i arrestuari tjetër Berndar Bytyqi, dyshohet “moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre”.
Me urdhër të Prokurorit, Policia ka realizuar dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.
Në shtëpinë e Palokajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, me karikatorë dhe dy fishek.
Të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.