Këta janë dy personat e arrestuar të dyshuar për gjuajtje me armë dhe fshehje të rastit

Kronikë e zezë

Këta janë dy personat e arrestuar të dyshuar për gjuajtje me armë dhe fshehje të rastit

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodh edhe natën e 11 shtatorit, në rrugën “Pal Paluca” në Prizren.

Siç mëson media, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe atë natë ka gjetur tri gëzhoja të armës, ndërsa në shikimin e vendit në ditën tjetër kanë gjetur edhe tetë gëzhoja të tjera.

Për rastin Policia ka identifikuar tre të dyshuar, dhe ka arrestuar dy të dyshuar.

Sinjali mësoi se i arrestuari për gjuajtjen me armë është Jeton Palokaj, ndërsa i arrestuari tjetër Berndar Bytyqi, dyshohet “moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre”.

Me urdhër të Prokurorit, Policia ka realizuar dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Në shtëpinë e Palokajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, me karikatorë dhe dy fishek.

Të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat