Podujevë: Arrestohet një person, policia i gjeti armë e fishekë

Kronikë e zezë

Podujevë: Arrestohet një person, policia i gjeti armë e fishekë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, për armëmbajtje pa leje.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur arma me një karikator dhe 12 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat