Një person është arrestuar në Gjilan pas raportimeve se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një gruaje kosovare.
Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara, ndërsa i dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë me kalibër 9×19 mm, e cila posedonte leje valide, si dhe 15 fishekë të po të njëjtit kalibër.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.