Një person është arrestuar dje më 14 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ky arrestim u bë me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
I arrestuari u dërgua për vuajtje të dënimit.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh.