Dy persona në Gjakovë janë arrestuar të shtunën pasi më 12 shtator i kishin sulmuar fizikisht dy viktima.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9×19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.