Gjakovë, arrestohen dy persona pasi i rrahën dy të tjerë

Kronikë e zezë

Gjakovë, arrestohen dy persona pasi i rrahën dy të tjerë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Dy persona në Gjakovë janë arrestuar të shtunën pasi më 12 shtator i kishin sulmuar fizikisht dy viktima.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9×19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat