Është arrestuar një person në Vushtrri. I njëjti pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton teve1.info
“Vushtrri 14.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raport.