Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë më 13 shtator.
Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.
Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.