Arrestohet një person në Krushë, gjuajti me armë në një aheng

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Krushë, gjuajti me armë në një aheng

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 10:00
Ilustrim

Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator.

Ai kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në raportin 24-orësh thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat