Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale “përdorim i armës/armëmbajtje pa leje” në Skenderaj.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit besohet t’ia kenë plagosur qenin një ankuesi.
“Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.