Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Mitrovicë -Prishtinë.
Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.