Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën  Mitrovicë -Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat