Një zyrtar policor dyshohet se është sulmuar në orët e para të mëngjesit në stacionin policor Jugu në Prishtinë.
Bazuar në informacionet sinjalit, polici është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ishte shoqëruar në stacion lidhur me një rast në të cilin ishte përfshirë.
Në shenjë revolte, personi i dyshuar e ka goditur me kokë në fytyrë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime, për çka mori dhe trajtim mjekësor.
Burimet thonë se kolegët e viktimës, zyrtarët policorë të tjerë brenda stacionit, kanë intervenuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
I dyshuari thuhet se nuk është deklaruar para hetuesve policorë, duke u mbrojtur në heshtje.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.