Shtie me armë zjarri në aheng familjar në Shtime - shoqërohet në polici 24-vjeçari

Kronikë e zezë

Shtie me armë zjarri në aheng familjar në Shtime - shoqërohet në polici 24-vjeçari

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia e stacionit në Shtime sot rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në Carralevë të Shtimes, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka identifikuar personin me inicialet D.B. (24), tek i cili është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë.

Rasti është cilësuar përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat