Pejë: Burri kthehet i dehur në shtëpi dhe ushtron dhunë ndaj gruas, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Pejë: Burri kthehet i dehur në shtëpi dhe ushtron dhunë ndaj gruas, ajo e denoncon në Polici

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua nga Peja, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj.

Sinjali mëson se burri 42-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas pasi ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka bërë presion viktimës, duke i shkaktuar shqetësim e frikë, për çka ajo u detyrua ta denoncojë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat