Rrahu policin pasi u shoqërua në stacion për një rast

Kronikë e zezë

Rrahu policin pasi u shoqërua në stacion për një rast

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person i cili ishte shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë lidhur me një rast, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast  dhe  ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat