Një person i cili ishte shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë lidhur me një rast, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.