Një person ka dorëzuar armën e familjarit të tij të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari më 30 gusht dhe e kishte fshehur.
Sipas policisë, i dyshuari ishte larguar nga Kosova, por ka konfirmuar se do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet.
“Me datë 15.09.2024 anëtari i familjes së të dyshuarit kosovar ka dorëzuar një armë zjarri-pistoletë me një karikator, të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari me datën e cekur dhe të njëjtën e kishte fshehur, e pastaj ishte larguar nga Kosova. I dyshuari ka konfirmuar të do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet në Kosovë. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raportin policor.
Rasti ka ndodhur në Pejë.