Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 15 armë zjarri

Kronikë e zezë

Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 15 armë zjarri

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se për një javë në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar 15 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Sipas njoftimit të Policisë gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat