Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.