Goditet me makinë një këmbësore në Vushtrri, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronikë e zezë

Goditet me makinë një këmbësore në Vushtrri, dërgohet për trajtim mjekësor

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një aksident trafiku në Mitrovicë – Prishtinë, ka lënë të lënduar një këmbësore.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç bën të ditur Zahiti, këmbësorja u godit nga vetura, e më pas u dërgua për tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar  për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat