Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës.
Kështu ka deklaruar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.
“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.