Dy vetura digjen në Çagllavicë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy vetura digjen në Çagllavicë, policia jep detaje

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës.

Kështu ka deklaruar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat