Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dje në Prishtinë nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 16.09.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.