Të maskuar, hajnat vjedhin cigare e pare në një market në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të maskuar, hajnat vjedhin cigare e pare në një market në Prishtinë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 08:59
Ilustrim

Një person ka njoftuar se katër persona të maskuar kanë depërtuar në brendi të një marketi dhe nga aty kanë vjedhur një sasi të cigareve dhe 200 euro para të gatshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 03:47 në fshatin Bardhodh të Prishtinës.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuari janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se katër persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar në brendi të një marketi dhe nga aty kanë vjedhur, një sasi të cigareve dhe 200 euro para të gatshme e më pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat