Policia ka dhënë detaje rreth djegies së dy veturave mbrëmë në Çagllavicë.
Sipas raportit policor, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri.
Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë policia.