Arrestimi i gruas që shantazhoi një burrë dhe i mori shumë para, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Arrestimi i gruas që shantazhoi një burrë dhe i mori shumë para, policia jep detaje

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:15
Ilustrim

Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta kishte shantazhuar një burrë se do t’i publikonte disa fotografi të tij.

Sipas raportit policor, përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat