Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta kishte shantazhuar një burrë se do t’i publikonte disa fotografi të tij.
Sipas raportit policor, përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash.
“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.