Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:28, policia mori informacion për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të Zahaqit, ku janë përfshirë tri vetura,” tha Gashi.
Sipas tij, katër prej të lënduarve janë liruar pas trajtimit, ndërsa tre të tjerë mbeten në spital për tretman të mëtejshme.
Megjithatë mjekët kanë konfirmuar se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdimisht apelon tek ngasësit për përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, dhe respektimin e rregullave në trafik.