Përleshen nxënësit e shkollës fillore në Molliq të Gjakovës, njëri nga ta kapet me thikë

Kronikë e zezë

Përleshen nxënësit e shkollës fillore në Molliq të Gjakovës, njëri nga ta kapet me thikë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë ka ndodh sot edhe në shkollën fillore në fshatin Molliq të Gjakovës.

Media mëson nga burimet e saja, se në përleshje janë përfshirë dy nxënës të shkollës së fshatit.

Njëri prej dy nxënësve të përfshirë, është kapur me një thikë.

Policia e Gjakovës nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat