Grabitje e armatosur në Klinë, dy persona me kallash vjedhin 3 mijë euro në një pompë të derivateve

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Klinë, dy persona me kallash vjedhin 3 mijë euro në një pompë të derivateve

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 09:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Voljak të Klinës.

Sipas policisë, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro në një pompë të derivateve në këtë fshat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh.Voljak, Klinë 17.09.2024-02:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat