Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër –bashkëshorten e tij.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thotë policia në raport.