Më 18 shtator 2024, në Ferizaj, një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar dhe tentuar të sulmojë fizikisht një bashkëqytetar pas një mosmarrëveshjeje.
I dyshuari kishte ekspozuar një armë gjatë incidentit, çka çoi në ndërhyrjen e policisë.
Pas arrestimit, autoritetet kanë kryer një bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 31 fishekë dhe një sasi të vogël substancë të dyshuar narkotike.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.