Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj për kanosje dhe posedim të armës e substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj për kanosje dhe posedim të armës e substancave narkotike

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 08:52
Ilustrim

Më 18 shtator 2024, në Ferizaj, një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar dhe tentuar të sulmojë fizikisht një bashkëqytetar pas një mosmarrëveshjeje.

I dyshuari kishte ekspozuar një armë gjatë incidentit, çka çoi në ndërhyrjen e policisë.

Pas arrestimit, autoritetet kanë kryer një bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 31 fishekë dhe një sasi të vogël substancë të dyshuar narkotike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat