Arrestohet i dyshuari nga Suhareka, shpërndante në rrjetet sociale materiale për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari nga Suhareka, shpërndante në rrjetet sociale materiale për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë.

Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike më datë 18 shtator rreth orës 12:30, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat