Një rast i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Klinës, ku të përfshirë janë dy vëllezër.
Sipas raportit policor, një i dyshuar kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
I dyshuari është arrestuar.
“Klinë 18.09.2024-00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK.