Është ndaluar në Ivor të Zveçanit një shtetas i Polonisë nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Izvor, Zveçan 18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e policisë.