Ndalohet një shtetas i Polonisë në Zveçan, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

Ndalohet një shtetas i Polonisë në Zveçan, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:06
Ilustrim

Është ndaluar në Ivor të Zveçanit një shtetas i Polonisë nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Izvor, Zveçan  18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat