5 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Kronikë e zezë

5 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë kësaj kohe, janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste, një në atë të Gjilanit, Gjakovës dhe një rajonin e Pejës.

Klinë 18.09.2024-00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë  18.09.2024-08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar djalin i tij për dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ranillukë  17-18.09.2024-15:00-09:20. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë-nipi i saj, për kryerje të veprës së lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë  18.09.2024-11:00.  Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj i kishte shkaktuar dhunë psikike duke e ofenduar dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 18.09.2024-12:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat