Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi në fjalë ishte në vetyrë me targa vendore, në të cilën pati 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit.
I cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës” thuhet në njoftim.