Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Mitrovicë, ku një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri.
Sipas Zahitit, dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti.