Arrestohet një i mitur për sulm seksual ndaj ish të dashurës

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur për sulm seksual ndaj ish të dashurës

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.

Lidhur me këtë rast, në raportin ditor është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 17 shtator në Fushë-Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat