Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.
Lidhur me këtë rast, në raportin ditor është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 17 shtator në Fushë-Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.