Theret me thikë një i mitur në Drenas

Kronikë e zezë

Theret me thikë një i mitur në Drenas

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:08
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas.

Ndërkohë që njëri prej të arrestuarve është i mitur.

Rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat