Arrestohen dy të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme në Prizren

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:22
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte të 19 shtatorit ka arrestuar dy persona nën dyshimin se i kanë vënë zjarrin me qëllim një shtëpie.

Sipas raportit të policisë ngjarja kishte ndodhur më datën 6 shtator të këtij viti.

Pas hetimeve, dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat