​Sulmohet një person dhe kryhet grabitje në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

​Sulmohet një person dhe kryhet grabitje në shtëpinë e tij

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Lipjan një person është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë e tij nga tre persona.

Sipas policisë tre personat e kishin grabitur një enë qelqi me vlerë prej 2 mijë e 200 euro nga viktima.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2200 euro”, thuhet në njoftim.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat